Dy gra janë goditur nga një veturë gjatë pasdites të së dielës në fshatin Velekincë të Gjilanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktimat janë goditur nga një grua që dyshohet se nga pakujdesia e ka shkaktuar aksidentin e trafikut.
Në raport thuhet se aksidenti kishte ndodhur derisa viktimat ishin duke e kaluar rrugën.
Për shkak të lëndimeve që kanë marrë, ato kanë pranuar trajtim mjekësor në emergjencë në Gjilan.
“Fsh. Velekincë, Gjilan, 20.02.2022-18:00. E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë dy viktimat femra kosovare, të cilat ishin duke kaluar rrugën. Viktimat për shkak të lëndimeve kanë pranuar trajtim mjekësor në emergjencë në Gjilan, pastaj janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.