Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve për përfshirje në grabitjen e së premtes në një argjendari në Suharekë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka thënë se atyre u është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin për veprën “Dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes”.
“Caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, duke llogaritur nga data e arrestimit 25.11.2023. Sipas kërkesës së Prokurorisë, F.T., dhe A.B., dyshohen për veprën – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes. Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri A.B., duke prezantuar letërnjoftimin e tij në kompaninë ‘Ipko’ në Mitrovicë blen 10 numra të telefonit për të pandehurin F.T., dhe këta numra ia dorëzon F.T.,. Njëri prej këtyre numrave të telefonit përdoret për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë. Po ashtu, grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë ‘Ipko’ gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023”, ka thënë ai.
-
Një muaj paraburgim për njërin prej të dyshuarve për grabitjen në argjendarinë në Suharekë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarve për grabitje në Suharekë
-
Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen në Suharekë
-
Paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe plagosje me thikë në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren