Dy persona kanë mbetur të lënduar të mërkurën si pasojë e një aksidenti trafiku, ku ishin të përfshira nëntë vetura në Çagllavicë të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se tri prej automjeteve të përfshira kanë qenë në lëvizje, ndërsa gjashtë të tjera të parkuara.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:20.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, nëntë automjete (tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.