Një nënë nga Berati është detyruar të padisë të birin në polici, pasi ky i fundit ka shitur gjithçka që familja kishte në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku 62 vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E.
Ky i fundit i cili sipas dëshmisë të së ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para.
Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62 vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43 vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
-
Babai në Shtime raportoi vjedhjen e mbi 24.000 eurove, arrestohet i biri
-
Berat - Kërkohet burgimi i babait e gjyshes, detyruan djalin të postojë video banale
-
Ferizaj, nëna raporton se i është zhdukur djali
-
Në Shqipëri, 15-vjeçarja raporton se nëna e detyroi në prostitucion
-
75-vjeçarja në Itali detyrohet t’i çojë në gjykatë dy djemtë që s’donin të dilnin nga shtëpia