Një 15-vjeçare ka raportuar në Policinë e Sarandës të mërkurën se nëna e saj e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me disa persona.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia e Sarandës, ka bërë me dije se ka referuar në prokurori rastin dhe nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për atë që mund të ketë ndodhur.
Nga ana tjetër prokuroria ka nisur hetimet për vërtetësinë e akuzave të vajzës si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”, thuhet në njoftimin e policisë./EuronewsAlbania
-
Iniciohet një rast dhunimi në Skenderaj
-
Raportohet se një vajzë e mitur u sulmua seksualisht nga një djalë
-
Aktakuzë ndaj 2 personave, trafikonin seksualisht vajza në këmbim të 50-400 eurove
-
Lihet në burg babai që pranoi se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur në Shqipëri
-
Dyshohet për abuzim seksual të një vajze dhe shpërndarjen e videos, arrestohet