Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Z. M., i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare.
Vendimi u mor nga Gjykata e Fierit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.
Në fazën e hetimeve paraprake, Z.M. ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.
Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. /TCH
Rasti që tronditi Shqipërinë, del para gjykatës babai që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën
Z.M., 36-vjeçari, që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të mërkurën ka dalë para Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë, raporton TCH.
Rasti që tronditi Shqipërinë u zbulua në fshatin Sheqishte të Patosit.
Vajza, tash adoleshente, e denoncoi babanë pasi fillimisht u largua nga banesa ku jetonin si familje.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, sipas dëshmisë së nënës së vajzës, 36-vjeçari kishte abuzuar me të ndër vite. Vajza, e vogël në moshë, kishte heshtur shkaku i frikës dhe presionit psikologjik.
Ajo është strehuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.