Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nën ndikim të alkoolit e lëndoi nënën me thikë, arrestohet i dyshuari në Istog

arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në natën e Vitit të Ri në Istog, pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka lënduar nënën e tij.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima është lënduar me thikë derisa po përpiqej t’ia hiqte mjetin e mprehtë nga dora.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.