Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një therje me thikë që ka ndodhur të enjten, në fshatin Orroberd të Istogut.
Sipas njoftimit nga PK-ja, një person është lënduar nga mjeti i mprehtë. Viktima është dërguar fillimisht në QKMF Istog, dhe nga aty me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.
I dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, mirëpo, pas një pune intensive të Policisë, është arritur vendndodhja e tij.
Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër te Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh.
Artikuj të ngjashëm