Policia e Kosovës është duke hetuar një rast që ka ndodhur në fshatin Zhitkovc të Zveçanit, ku një burrë ka raportuar se një shenjë me stemën e Republikës së Kosovës është dëmtuar/ngjyrosur.
Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 29 janar, por nuk janë dhënë detaje të tjera për të.
Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
“Fsh. Zhitkovc, Zveçan 29.01.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë dëmtuar/ngjyrosur shenjën me stemën e Republikës së Kosovës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.