Janë arrestuar dy persona në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në katër vjedhje të raportuara muaj më parë.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 21 nëntor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit G. H., 18 vjeç dhe R. Th., 21 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.