Inspektorët nga Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë zhvilluar dje një aksion në qytetin e Vitisë, lidhur me aktivitetet e lojërave të fatit në këtë komunë.
Gjatë këtij aksioni inspektoret kanë hasur në 4 subjekte të lojërave të fatit që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të ushtruar veprimtarinë e tyre, të cilat menjëherë janë mbyllur.
Aksionet e Drejtorisë së Lojërave të Fatit kanë vazhduar edhe në lagjen Dardani në Prishtine, ku kanë identifikuar një bastore, e njëjta është mbyllur dhe ndëshkuar me gjobe 9,000 euro, pasi që nuk ka poseduar leje për ushtrimin e kësaj veprimtarie, si dhe ka organizuar lojëra tjera të ndaluara me ligj.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Lipjan mbyllen 15 bastore e kazino që funksiononin jashtëligjshëm
-
Mbyllen gjashtë biznese të lojërave të fatit në Ferizaj
-
61 mijë euro gjobë për lojërat e fatit që operuan në kundërshtim me ligjin
-
Mbyllen katër lojëra të fatit në Lipjan
-
40 subjekte të lojërave të fatit të mbyllura dhe 213 mijë euro gjoba