Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Tiranë grabitësit gërmuan 8 metra, por u zbuluan nga punonjësit e bankës

Personeli i bankës vuri re disa të çara në dysheme dhe lajmëroi policinë. Kështu u zbulua plani i grabitjes përmes tuneleve të nëndheshme në Bulevardin Zogu i Parë, në Tiranë, raporton Euronews.

Rreth 8 metra kanë gërmuar autorët për të arritur nga tuneli i krijuar për ujërat e zeza te banka e nivelit të dytë, e cila ishte vënë në shënjestër të autorëve.

Hyrja e përdorur nga ideatorët e këtij plani si në filma, është e vetmja që të lidh me tunelin e nëndheshëm.

Kjo hyrje është 270 metra larg nga banka.

Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se prej sa kohësh po punohej në tunel nga autorët e kamufluar edhe përmes veshjeve si punëtorë mirëmbajteje. Provat e gjetura në tunel si dhe kamerat e sigurisë në zonë pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Edhe “U ndjeva si i mpirë”, viktimat e grabitjes rreth 300 milionëshe të bankës në Gjermani ndihen të shkatërruara Botë “U ndjeva si i mpirë”, viktimat e grabitjes rreth 300 milionëshe të bankës në Gjermani ndihen të shkatërruara

Nga viti 2015 në Tiranë janë regjistruar 6 grabitje mirë të organizuara të bankave të nivelit të dytë.

Më e bujshmja është ajo 9 prillit 2019, kur në pistën e aeroportit të Rinasit u grabitën 4.6 milionë euro.

Kjo ishte hera e dytë që thyhej siguria e aeroportit kombëtar nga grabitësit.

Në total nga grabitjet e 7 viteve të fundit, autorët kanë arritur të marrin rreth 14 milionë euro.

Edhe Hajnat përdorin makinë shpimi për të vjedhur 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani Botë Hajnat përdorin makinë shpimi për të vjedhur 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

Ashtu si në grabitjet e mëparshme, edhe në grabitjen e dështuar të bankës së nivelit të dytë, policia nuk përjashton pistën që autorët të jenë informuar nga persona brenda personalit të bankës.

Nisur nga plani i thurur për të hyrë në bankë përmes tunelit të nëndheshëm, hetuesit dyshojnë se kanë të bëjmë me një grup të mirëorganizur e të sofistikuar grabitësish. /euronews