Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Smirë kapen një kope delesh e dhish të kontrabanduara nga Maqedonia

Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative është njoftuar për një rast “Transport ilegal i kafshëve”.

Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Vitisë kanë dalë me urgjencë dhe në një lokacionin mbi fshatin Smirë komuna Viti janë gjet 65 krerë (Dele dhe Dhi) që dyshohet se janë kontrabanduar.

Personat e dyshuarit që besohet t’i kenë sjellë kafshët kane ikur nga vendi i ngjarjes dhe e kanë lënë kopenë vetëm aty. Sipas njoftimeve kafshët kanë qenë të pa martikuluara dhe dyshohet se janë sjelle nga Republika e Maqedonisë përmes rrugëve ilegale.

Lidhur me rastin është njoftuar Njësia Kufitare e Rajonit Lindje e cila tutje procedon me rast.