Policia e Kosovës të shtunën ka shoqëruar për në stacion pronarin e një pishine në Rahovec, për mosrespektim të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Gjatë inspektimit të Policisë së Kosovës ishin vërejtur në pishinë 30-40 qytetarë duke bërë not.
Me vendim të prokurorit pronari është liruar me procedurë të rregullt.
Po ashtu një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në një pishinë në Skenderaj të shtunën. Ku pronari është ftuar në stacion, ndërsa më pas është liruar me procedurë të rregullt. E dy raste tjera për mosrespektim të masave janë vërejtur në një lokal në Skenderaj. Lokali ishte mbajtur hapur përtej orarit të lejuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbajti hapur pishinën në Lipjan, arrestohet
-
Policia e Kosovës ka iniciuar procedurë ndaj 13 personave për mosrespektim të masave
-
Mbyllen disa pishina në Kosovë
-
Policia ka ndaluar 13 persona për mosrespektim të masave të Qeverisë
-
Iniciohen raste ndaj dhjetë personave për mosrespektim të masave kundër pandemisë