Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbajti hapur pishinën në Lipjan, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një pishine në Lipjan të martën, pasi e kishte mbajtur hapur pishinën në kundërshtim me masat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa në pishinë janë hasur disa persona.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arrestime për mosrespektim të masave të Qeverisë ka pasur edhe në vende tjera në Kosovë, për arsye të ndryshme. Në Gllogoc ndaj një personi është iniciuar rast për mosrespektim të masës së vetizolimit.

Në Prizren ndaj dy pronarëve të lokaleve është iniciuar procedurë, pasi kanë mbajtur lokalin hapur jashtë orarit të lejuar.

Në Suharekë është iniciuar lënda ndaj një personi për organizim të një ahengu familjar.

Është iniciuar lënda edhe ndaj personi në Mitrovicës për mbajtje të ahengut familjar.