Një person në Prishtinë ka raportuar se është rrëmbyer dhe rrahur nga dy persona tjerë. Ata ia kishin kërkuar një shumë të parave për një borxh që ia kishte.
Siç është njoftuar nga Policia e Kosovës, viktima ka arritur të ikte nga shtëpia ku ishte duke u mbajtur dhe i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë, 29.08.2021 – 00:00. Viktima mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kërkuar një shumë parash për një borxh që viktima e kishte. Të njëjtit, e kishin rrahur dhe kërcënuar me armë zjarri. Viktima ka arrit të ik nga shtëpia ku ishte duke u mbajtur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Një person në Prishtinë raporton se është rrëmbyer për shkak të borxhit
-
Rrëmbehet dhe rrihet një person në Prishtinë, kapet i dyshuari
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë – Policia nis hetimet