Kronikë

Në Prishtinë e Klinë, katër të plagosur nga vrasjet në tentativë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vrasjeve në tentativë, në Prishtinë dhe Klinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të përcjellë të hënën, në lagjen Dardania në Prishtinë, pas një konfrontimi është therë me thikë një person dhe sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë në Klinë kanë pësuar tre persona. Njëri është në gjendje të rëndë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje të më hershme ka ardhur deri te incidenti ku tre të dyshuar meshkuj kosovar kanë ther me thikë tre viktimat meshkuj kosovarë, te cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi që është ther me thikë disa herë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport për rastin në Klinë.