Në lagjen Kalabria në Prishtinë dje janë arrestuar katër të dyshuara për prostitucion, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Njësia përkatëse policore ka identifikuar dhe arrestuar katër femra K-Shqiptare nën dyshimin e bazuar se të njëjtat janë përfshirë në veprën ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm