Policia e Kosovës sot në ora 08:02, kishte marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, saktësisht në shkollën “Fan S Noli.
Menjëherë pas kësaj, njofton kumtesa e Policisë njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, transmeton Koha.net .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ku nga një predhë e cila nëpërmes dritares ka depërtuar në klasë, janë lënduar dy persona(nxënës deri sa ishin në orën e mësimit): I.P, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( lëndime në buzë) dhe A.R. mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (lëndime ne kraharorë), të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor, nga ku edhe jemi njoftuar se janë jashtë rrezikut për jetë.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast.