Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veliu i shqetësuar me plagosjen e nxënësve në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, shpreh keqardhje dhe shqetësim lidhur me plagosjen e dy nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Fan S.Noli” në Podujevë, të cilët janë plagosur në klasë nga një predhë i shkrepur nga armë zjarri jashtë objektit të shkollës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë rats Veliu ka thënë:

Sot në mëngjes nga Drejtoria e Shkollës Teknike “Fan S. Noli” jam njoftuar se nga një predhë e shkrepur nga armë zjarri jashtë objektit të shkollës, dy nxënës brenda në klasë kanë marrë plagë të lehta.

Me të marrë lajmin kam vizituar shkollën, ku lidhur me rastin u njoftova nga udhëheqja e shkollës dhe Policia e Kosovës.

Institucionet e sigurisë janë në fazën e hetimeve dhe sigurisht se do të dalin me informatë zyrtare dhe të detajuar për rastin.

Edhe Në Podujevë, dy të plagosur nga “plumbi qorr” Kronikë Në Podujevë, dy të plagosur nga “plumbi qorr”

Ky rast është për shqetësim, por fatmirësisht nxënësit i kanë shpëtuar më të keqes dhe shpresojmë se plagët e marra nuk do të kenë pasoja për shëndetin e tyre.

Ndërsa, qytetarëve u bëj apel që të përmbahen nga të shtënat me armë, sepse rasti i sotëm dëshmon më së miri për rrezikun që mund ta sjellë përdorimi i tyre në mënyrë të pakontrolluar.