Në fshati Pasjan të Parteshit raportohet se janë gjetur eshtra që dyshohet se janë të njeriut, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se, “gjatë punimeve të rrjetit të ujërave të zeza, nga një firmë ndërtimore janë gjetur disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut”.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
-
Në Negroc gjenden eshtra, dyshohet se i përkasin së paku një të zhdukuri gjatë luftës
-
Gjenden mbetje eshtrash në Skenderaj që dyshohen se i përkasin një të zhdukuri gjatë luftës
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një burri në Pejë
-
Plagosje në Fushë-Kosovë