Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pranë pendës së Livoqit në Gjilan gjenden eshtra, dyshohet se i takojnë një njeriu

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Te penda e fshatit Livoq i Epërm në Gjilan janë gjetur disa eshtra që dyshohet se mund të jenë të njeriut. Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se eshtrat janë gjetur gjatë punimeve, derisa rastin e ka raportuar një zyrtar i Shërbimeve Publike Komunale të       Komunës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante, derisa është njoftuar edhe prokurori i rastit dhe gjatë së martës autoritetet do ta procesojnë rastin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti është iniciuar si “gjetje e eshtrave”.

“Ju njoftojmë se nga një Zyrtar i Sherbimeve Publike Komunale –Gjilan, është raportuar  se në lokacionin te Penda e fshatit Livoq i Epërm –Gjilan, gjatë kryerjes së disa punimeve janë gjetur kocka- eshtra , ku dyshohet se mund të jenë të njeriut  . Në vendngjarje kanë dalë njësite policore duke siguruar vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe gjatë ditës së sotëme njësitet relevante procesojn me rastin”,  ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi policor për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.