Disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut janë gjetur në fshatin Zhiti të Podujevës më 15 maj.
Eshtrat u gjetën nga një person i cili po punonte tokën.
Policia e Kosovës njoftoi se mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim.
“Dëshmitari mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar tokën, kishte hasur në disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
-
Gjenden eshtra në Podujevë, dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë
-
Gjenden eshtra të njeriut në Prishtinë
-
Mitrovicasi gjen eshtra njeriu derisa po hapte një varr
-
Gjenden eshtra në Gjilan, dyshohet se janë të një njeriu