Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjenden eshtra në Skenderaj, njësia për hetimin e krimeve të luftës merr mostrat

Njësia për hetimin e krimeve të luftës ka marrë disa mostra nga eshtrat që dyshohet se janë të njeriut, të gjetura në Skenderaj nga një banor.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se personi “duke hapur një kanal në oborrin e tij ka hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut”.

Me vendim të prokurorit rasti mbetet për informim derisa të verifikohen mbetjet në fjalë.