Policia ka njoftuar se të premten mbrëma në Prizren ka ardhur te një përleshje mes katër personave. Njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti vazhdon të hetohet”, është njoftuar në raportin e policisë.
Po ashtu, ka pasur rrahje edhe në Vushtrri të shtunën, ndërsa në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një person pasi ka sulmuar një zyrtar të policisë.
Në Lipjan një femër ka shkrepur aksidentalisht me armë dhe e ka plagosur veten lehtësisht. Është bërë konfiskimi i armës dhe është hapur rast për armëmbajtje pa leje.