Njësia policore në Mitrovicë ka identifikuar rreth 3000 litra të vajit hidraulik të dyshuara si të kontrabanduara, njofton kumtesa nga .
Rasti është raportuar në orët e natës së datës 29 mars 2017, në rrugën e ’’UÇK-së” në Mitrovicë, derisa Policia ndaloi për kontroll automjetin transportues, të llojit Peugeot, kombi me targa vendore.
Automjeti transportues i dyshuar për kontrabandë me mallra, është identifikuar dhe lokalizuar, pasi zyrtarët policorë kishin ngritur dyshime për lëvizjen e tij në atë segment rrugor, transmeton Koha.net.
Zyrtarët policorë gjatë kontrollit fillestar kanë vërejtur se automjeti transportues, ishte i mbushur me mallra, përkatësisht rreth 3000 litra të vajit hidraulik.
Pas kontrollit të dokumentacionit të paraqitur nga ana e ngasësit të automjetit, Polica ka identifikuar se targat e veturës nuk përputheshin me librezën e veturës, po ashtu është identifikuar se vetura në fjalë u ishte shmangur procedurave doganore.
Automjeti transportues dhe sasia e vajit të dyshuar është sekuestruar nga autoritetet doganore, ndërsa Policia ngasësit i ka shqiptuar gjobë për mosposedim të regjistrimit dhe për keqpërdorim të targave.
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia
-
Sekuestrohen 675 litra vaj i kontrabanduar nga Serbia
-
Kapen 900 litra vaj ushqimor në veri të Mitrovicës
-
Kapen mbi 8 mijë litra vaj motorik i kontrabanduar
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut