Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen mbi 8 mijë litra vaj motorik i kontrabanduar

Dogana e Kosovës ka kryer një kontroll në një lokacion të Prishtinë, me ç’rast i ka gjetur 8.346 litra vaj motorik të kontrabanduar.

Sipas njoftimit të Doganës, të hënën, shmangiet dhe detyrimet doganore janë rreth 7 mijë euro.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit, rasti procedohet me kallëzim penal, mallrat janë sekuestruar. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin doganor.

Image