Një person në Zhabar të Mitrovicës ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën Golf II.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin ka arrestuar një të dyshuar. Ai ka pranuar se ka vjedhur veturën dhe e ka djegur.
Pas intervistimit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Zhabar –Mitrovicë 11.10.2022 - 06:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura e tij të tipit Golf-II. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ka vjedhur veturën e ankuesit dhe i ka vënë zjarrin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.
-
Qytetari në Fushë-Kosovë raporton se i është vjedhur vetura Golf II
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohen se vodhën veturën e një klubi sportiv
-
Digjet një veturë në Zveçan
-
Në Mitrovicë arrestohet një i mitur, dyshohet për vjedhje e hyrje në sistemet kompjuterike