Në mbrëmjen e të dielës një 65-vjeçar në Mitrovicë ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një fjalosje është sulmuar nga i biri i vet.
Sipas Policisë së Kosovës plagët dyshohet se janë bërë nga një mjet i mprehtë, ndërsa është konfiskuar një thikë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, sipas mjekut lëndimet janë të natyrës së lehtë, dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, është njoftuar nga Policia e Kosovës.
I dyshuari mbetet ende në kërkim, ndërsa rasti po hetohet si “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Artikuj të ngjashëm