Një serbit në Leposaviq i janë vjedhur një veturë si dhe një kope e deleve, kurse një tjetrit është tentuar t’i vidhet traktori, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Kjo raportohet se ka ndodhur më 19 maj, transmeton Koha.net. Ndërsa nuk ka të arrestuar.
“Dy meshkuj serbë kanë raportuar se njërit prej tyre persona të panjohur i kanë vjedhur veturën pa targa, dhe disa dele me qengja, kurse ankuesit tjetër kanë tentuar t’i vjedhin një traktor”, thotë PK.
PK më tutje thotë se nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar .
Artikuj të ngjashëm
-
Persona të panjohur vjedhin veturën nga servisi në Komoran
-
Tentuan t’i shmangen ndaljes, Policia detyrohet të përdorë armën ndaj të dyshuarve në Leposaviq
-
Vidhet një veturë me targa të Serbisë në Zubin-Potok
-
19-vjeçari pranoi se vodhi një veturë në Leposaviq, thotë se ishte edhe dikush me të
-
Katër kosovarë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë