Anglia është kthyer vitet e fundit në ëndrrën e shumë shqiptarëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në territorin e saj në mënyrat më të ndryshme. Por për 8 shqiptarë “ëndrra angleze” ka përfunduar jo ashtu siç ata shpresonin, pasi janë zbuluar nga stafi i anijes ku ishin fshehur.
Anija ishte nisur nga qyteti i Rouen në Francë me destinacion Doghedan në Irlandë, por gjatë udhëtimit stafi ka vënë re emigrantët e fshehur në dhomën e motorit. Pasi janë njoftuar autoritetet, anija është kthyer në qytetin Cherbourg të Francës, shkruan Tch.
Emigrantët shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve franceze dhe anija është nisur sërish drejt Irlandës.
Zyra Evropiane e Mbështetjes së Azilantëve ka paralajmëruar së fundmi për një valë të re emigrantësh nga Shqipëria.
Rreth 12.000 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, vetëm për periudhën janar-korrik 2019. Veç tyre, 2000 shqiptarë të tjerë kanë tentuar rishtazi për ta fituar këtë status.
-
Mbërrijnë në Shqipëri 40 migrantët e dëbuar nga Britania, 32 prej tyre të dënuar me 89 vjet burgim
-
Dy për qind e burrave të Shqipërisë emigruan në Britani sivjet
-
Rreth një mijë emigrantë u futën në Britani brenda një dite
-
Emigrantët shqiptarë shpëtohen nga mbytja, ishin nisur me gomone nga Franca drejt Anglisë
-
Shtatë imigrantë ilegalë shqiptarë në Britani tentuan të rrëmbenin një anije në Kanalin Anglez