Punonjësit e Policisë Kufitare, dje, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavijë, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati, kanë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine, që dyshohej se brenda kishin lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.
Por të tre shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat. Në brendësi të çantave kishte lëndë narkotike si ajo e llojit cannabis xattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 39 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave. Materialet iu kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
-
Në Kakavijë kapen 16 kg lëndë narkotike
-
48 kilogramë drogë kapen në kufi me Malin e Zi, trafikantët arratisen
-
Trafikantët braktisin çantën me 22 kg drogë, largohen në pyll
-
Konfronton me armë policët në kufi me Shqipërinë, lë pas vetes çantën me 21 kg marihuanë
-
Në një zonë malore në Gjakovë zbulohen rreth 100 bimë narkotike