Policia Kufitare Kakavijë ka sekuestruar 22 kg drogë mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur “Diga e Liqenit”.
Tre trafikantët janë pikasur nga kamerat termike gjatë momentit që ishin duke ecur me këmbë nga fshati Vrisera për në drejtim të liqenit.
Menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të këtyre personave, të cilët kur ju ka bërë thirrje policia për të ndaluar, kanë braktisur çantat dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në drejtim të pyllit.
Në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Kufitare si dhe ato të Sektorit Kundër Narkotikëve.
Në çanta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Policia po vijon puna për kapjen e këtyre personave.
-
Në Kakavijë kapen 16 kg lëndë narkotike
-
Në Kakavijë kapen 39 kg lëndë narkotike, tre të dyshuar ikin
-
Konfronton me armë policët në kufi me Shqipërinë, lë pas vetes çantën me 21 kg marihuanë
-
Në një pyll në Sarandë sekuestrohen 140 kg kanabis në 4 çanta të braktisura
-
Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë