Shërbimet Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin jeshil në kufi me Malin e Zi, në vendin e quajtur Bukoviç, mbi fshatin Brigjë, Hot, kanë konstatuar me kamera termike disa persona që po transportonin dy thasë ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Forcën Operacionale të Kufirit si dhe Sektorin Kundër Narkotikëve të cilët janë vënë në lëvizje për të ndaluar të dyshuarit.
Por trafikantët sapo kanë parë se po i ndiqte Policia kanë fshehur lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të pyllit.
Si rezultat i krehjes së zonës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë ku brenda tyre kishte 44 pako me peshë rreth 48 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Policisë vijojnë mbikëqyrjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e personave që transportonin lëndën narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve e mbetur në tentativë” e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.
-
Në Kakavijë kapen 16 kg lëndë narkotike
-
Në Kakavijë kapen 39 kg lëndë narkotike, tre të dyshuar ikin
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Në dy raste të ndara arrestohen 6 të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
-
Po bartnin në shpinë afër 34 kg marihuanë, njëri arrestohet e tjetri arratiset