Një grua është goditur nga një veturë, tash për tash në rrethana të panjohura, në fshatin Hatmaxhë të Prizrenit.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje, në orën 09:40.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes te një veture dhe një këmbësoreje. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur një i dyshuar i panjohur duke lëvizur me veturën ne rrethana te panjohura ka goditur këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin 24 orësh.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit.
Artikuj të ngjashëm