Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditet një këmbësor në Prizren, dërgohet në QKUK

Policia

Foto-ilustrim

Një këmbësor është goditur në Prizren nga një veturë.

Ai ka pësuar lëndime të rënda për çka është dërguar në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, godet këmbësorin viktimën mashkull kosovar me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima fillimisht dërgohet në Spitalin e Prizrenit, e më pas transferohet në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.