Një burrë në Gllogoc, në gjendje të dehur ka kanosur e sulmuar fizikisht djalin e tij.
Për këtë i ka dalë punë me Policinë.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se “është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur dhe sulmuar fizikisht djalin e tij”.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 30 copë fishekë. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.