Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në gjendje të dehur rrah një polic

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një mashkull pasi që i njëjti derisa po drejtonte veturën e tij nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht një polic.

Sipas raportit policor, zyrtarët kanë ndalur veturën në një pikë kontrolli me ç’rast i dehuri ka dalë dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë.

Nuk raportohet për të lënduar megjithatë pas arrestimit, me vendim të prokurorit ai është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm