Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, i cili në gjendje të droguar thuhet se ka sulmuar fizikisht një polic.
Rasti po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar dhe ka ndodhur në rrugën “Hamz Jashari” më Prishtinë të martën pas mesnatës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor.
Nga i dyshuari thuhet se është konfiskuar një sasi e substancave që dyshohet se janë narkotikë. “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godiste me veturë dhe sulmoi zyrtarët policorë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi policin
-
Arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë
-
Në gjendje të dehur shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan, përfundon në mbajtje