Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Fushë Kosovë e Ferizaj, burrat rrahin gratë

Foto: Ilustrim

Në Fushë Kosovë e në Ferizaj janë raportuar raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, sipas Policisë së Kosovës.

Në të dy rastet, burrat kanë rrahur bashkëshortet.

Në Fushë Kosovë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, e i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Ferizaj, një burrë kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur bashkëshorten e tij. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm