Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një burrë në Ferizaj për dhunë në familje

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë është arrestuar dje në Ferizaj me dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në komunikatë.

E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurori është dërguar në mbajtje.