Dy falsifikatorë dokumentesh janë arrestuar dje një orë pas mesditës në një rrugë të Ferizajt.
Në Rr. “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj, dje në orën 13:00 janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj K/shqiptarë, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net. Sipas këtij burimi ata kanë lëshuar certifikata dhe diploma të ndryshme, të cilat ishin të falsifikuara.
Gjatë kontrollit atyre u janë gjetur dhe konfiskuar 65 diploma, një vulë dhe një veturë me targa vendore. Në bagazhin e veturës bëhet e ditur se kamë gjetur dhe konfiskuar mallra të ndryshme, kryesisht kozmetikë, të cilave dyshohet se u është falsifikuar etiketa.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.