Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në dy lokacione të ndryshme në Skenderaj, policia konfiskon armë

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, me datën 2 dhe 3 mars 2017, në zonën e Skenderajt, kanë konfiskuar dy armë zjarri AK 47.

“Me datën 02 mars 2017, rreth orës 14:45, pas marrjes se informatës, se në fshatin Polac, në vendin e quajtur “Mali i Kerollve” ka të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë arritur ta bëjnë identifikimin e vendit të ngjarjes, dhe ta ndalojnë veturën e dyshuar, ku gjatë kontrollimit në veture ju është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjate AK-47, një karikator si dhe 6 gëzhoja si provë materiale nga i dyshuari G.S., 22 vjeçar”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa sot, me datën 03.04.2017, në orën 09:02, sipas PK-së, është pranuar një informatë se në fshatin Runik ka të shtëna me armë zjarri.

“Njësitet policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar të dyshuarin A.S.,63 vjeçar, i cili edhe ka pranuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në shenjë gëzimi, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e gjatë e tipit AK-47, një karikator, 35 fishek dhe një gëzhojë”, theksohet në njoftim.

njofton se për rastet e lartcekura janë arrestuar dy persona G.S., 22 vjeçar dhe A.S.,63 vjeçar, të cilët pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar rasti për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.