Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj ku ka gjetur mallra, medikamente pa banderola në sasi 479 pako.
Origjina e medikamenteve ishte nga vende të ndryshme. Mallrat janë konfiskuar.
“Në qytetin e Ferizajt njësiti i Doganës së Kosovës pas mbledhjes së informatave në terren ka kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj. Kontrolli ka gjetur mallra, medikamente të padeklaruara (pa banderola) në sasi 479 pako. Origjina e medikamenteve është nga vende të ndryshme të botës, të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Artikuj të ngjashëm
-
Zbulohet bunkeri brenda një barnatoreje në Ferizaj, gjenden afro 1200 paketime të barnave pa banderola
-
Në një barnatore në Pejë zbulohet një bunker ku mbaheshin barna të kontrabanduara
-
Sekuestrohen barna në një barnatore në Prizren
-
Kapen mbi 350 lloje medikamentesh të kontrabanduara në barnatoret e Prishtinës
-
Sekuestrohet sasi e madhe barnash nga një barnatore në Prizren