Policia me Inspektoratin Farmaceutik kanë inspektuar një barnatore në Prizren pasi ishin informuar se në të kishte barna pa banderola.
Të mërkurën, policia pasi ka hetuar barnat janë sekuestruar një sasi prej tyre.
“Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasie të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik”, njoftoi PK.
Gjithsej janë sekuestruar 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 euro.

Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen barna në një barnatore në Prizren
-
Sekuestrohen barna në vlerë 1,500 euro, u shitën pa banderola
-
Dogana sekuestron 633 paketime barnash të kontrabanduara në Prizren
-
Në dy barnatore në Ferizaj sekuestrohen 479 pako të barnave pa banderola
-
Kapen barna të kontrabanduara të fshehura pas rafteve në një barnatore në Prizren