Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndez mbeturinat në katin e parë të ndërtesës në kryeqytet, rrezikon edhe banorët e tjerë

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në rrugën “Gani Balaj” në Prishtinë pasi që i njëjti ka ndezur disa mbeturina dhe orendi në katin përdhes ku jeton i dyshuari duke rrezikuar banorët tjerë qe jetojnë në katin sipër.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.