Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet tentim kontrabanda me mjaltë dhe telefona

Oficerët doganorë kanë parandaluar dy raste të tentim kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.

Në magjistralen Kaqanik - Ferizaj, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrolle, mirëpo ai nuk i është bindur urdhrave për tu ndalur duke tentuar të largohej, mirëpo kanë arritur që ta ndalojnë.

Në automjet janë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë.

Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse, njoftoi Dogana. 

Derisa në rastin e dytë, zyrtarët e Doganës së Kosovës kane kryer një kontroll në një Mobil Shop dhe me aty janë gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë.

Telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë iniciuar procedurat kundërvajtjes.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm