Një person është arrestuar në Gjakovë pas aksidentit ku një person humbi jetën në Meqë të Gjakovës.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin e incidentit të sotëm, personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësia Rajonale e Hetimeve, është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Zyrtarja për Informim në Policinë e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Viktima, sipas Policisë është aksidentuar gjatë procesit të punës, ndërkaq i dyshuari është ndaluar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
“Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin e incidentit të sotëm, personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësia Rajonale e Hetimeve, ndaj tij është iniciuar rast "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm" dhe është ndaluar për 48 orë”, ka deklaruar Krasniqi.
Vdiq një person në Gjakovë pas një vetaksidenti me kamion
Një person ka vdekur në një vetaksident në fshatin Meqë të Gjakovës.Zyrtarja për Informim në Policinë...-
Vdiq një person në Gjakovë pas një vetaksidenti me kamion
-
Ndalohet një person për vdekjen e punëtorit në vendpunishte në Veternik
-
Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Vdes një person në aksident në Gjakovë