Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet një person, po transportonte ilegalisht kafe

Është shoqëruar në stacion policor një person në Novosellë, pasi ai ishte duke transportuar mallra pa dokumentacion përkatës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar katër thasë kafe dhe i janë dorëzuar njësisë doganore.

Ndërkohë me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.