Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë , R.H. që dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi më 22 korrik.
Ai që nga 22 korriku ishte në arrati.
R.H. dyshohet se në bashkëkryerje me Sh.Xh., i cili është ndaluar më 24 korrik, në diskotekën “Stop” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën ndër të tjera.
“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Artikuj të ngjashëm
-
Dënohet me një vit burgim për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj një personi
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet se jashtë detyrës u përfshi në një zënkë
-
Shtatë persona përfshihen në përleshje me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje
-
Rrahën një person për një borxh, pesë të dyshuarit në arrati